“Dreka ime me z.Berisha”, Presidenti Meta e thotë hapur…

0
142

Presidenti i është përgjigjur interesit të medieve, nëse ka qenë në dijeni qeveria për vendimin e tij, pasi kryeministri është shprehur se nuk ishte i surprizuar.

Meta tha se Qeveria ka qenë në dijeni të qëndrimit të për situatën politike në të cilën po kalon vendi, por këshillat e tij nuk janë marrë parasysh.

“Kemi pasur një takim në Pallatin e Brigadave para 10 ditëve. Kemi biseduar dhe ai e ka ditur qëndrimin tim se sa i interesuar jam për situatën politike. I takonte atij të propozonte shtyrjen e zgjedhjeve, por nuk e bëri. Kam nxitur për dialog dhe për gjetjen e një date tjetër, por sërish nuk u bë.

Para disa ditësh ai tha në një emision se nuk do të shtyheshin zgjedhjet.

Me Kryeministrin Edi Rama, nuk kam komunikuar më, por kryetarin e Kuvendit e kam telefonuar.

Kjo është arsyeja se përse Rama nuk ka qenë i surprizuar për qëndrimin tim, por unë isha i suprizuar nga reagimi i tij”, – tha ndër të tjera Meta.

Më tej ai ka treguar rreth një dreke me ish-kryeministrin Berisha.

“Dreka ime me z.Berisha nuk ishte sekret, dhe nuk janë sekrete. Janë momente relaksi”, – tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here