Në këtë intervistë Mediu teksa është pyetur nëse “Do të shkarkohet apo jo presidenti Meta nga socialistët? “ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama çdo kundërshtar e sheh si armik që do ta shkatërrojë, ndërsa çdo batakçi, kriminel që i shërben pushtetit të tij e sheh si vlerë.
Kreu i republikanëve ka treguar sesi do të vijojnë ngjarjet e politike dhe ende i qëndron idesë se brenda 6 muajsh do të të ketë zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme dhe lokale.
Pyetjes se” Nëse nuk do të jetë Rama kryeministër, kush do ta mbaje këtë post në qeverinë traziore?”, ai është shprehur se Shqipëria ka plot intelektualë që kanë shumë vlera. Mediu ka folur edhe për mesazhet në të cilat përmendej nga Edi Rama dhe ambasadori Luigi Soreca.
INTERVISTA
Zoti Mediu, ngjarjet e fundit pak a shumë po tregojnë se vendi s’do të futet në zgjedhjet e 30 qershorit. Si e komenton vendimin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit?
Presidenti ka ndërmarrë një vendim në përputhje me autoritetin që i jep Kushtetuta duke shmangur një konflikt civil dhe duke krijuar një hapësirë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
A keni ndikuar ju, në vendimin e presidentit Meta? Pasi ishit ndër të parët që i kërkuat shtyrjen e zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ishit në dijeni se presidenti do të merrte një vendim të tillë?
Nuk mendoj se kam autoritetin apo forcën të imponoj, kërkesa ime drejtuar Presidentit para disa ditësh kishte pikërisht në bazë të drejtën e tij kushtetuese dhe detyrimin për të garantuar unitetin e popullit, pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Socialistet me në krye Edi Ramën kanë nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Meta nga posti i Presidentit. Si e komentoni këtë veprim të socialisteve? A mundet sipas jush që Rama të shkarkojë Metën si president?
Rama nuk ndalet ne marrëzinë e tij, ka shkatërruar Kushtetutën, ka vendosur shtetin nën këmbë dhe në duhet te jemi të përgatitur për çdo marrëzi tjetër. Pushteti dhe paraja ka errësuar çdo gjykim prej njeriu dhe Kryeministri tek Rama. Ai çdo kundërshtar e sheh si armik që do ta shkatërroj, çdo batakçi, kriminel e informant që i shërben pushtetit të tij e sheh si vlerë. Partia Socialiste pothuaj nuk ekziston përveç se rilindjes së Ramës me qëllim kontrollin dhe shpërdorimin e pushtetit dhe shtetit.
Ende vendi vijon të jetë në krizë. Si do të rrjedhin ngjarjet politike sipas jush?
Brenda 6 muajsh zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhje lokale.
Qeveri kujdestare me detyrë tërësisht të përcaktuara. Në përbërje të qeverise figura politike nga dy krahët, të provuar për kontributin dhe interesin e tyre kombëtar dhe përfshirje e intelektualeve dhe akademikeve të shquar. Ndërtimi i një konsensusi kombëtar për Reforme Kushtetuese, duke kufizuar autoritetin e qeverisë dhe rritur liritë dhe garantuar te drejtat e qytetareve. Ndërrimi urgjent i ligjit të zgjedhjeve për ta kthyer parlamentin të zgjedhur nga qytetaret dhe përfaqësues të qytetareve.
Zoti Mediu kur mendoni se do të zhvillohen zgjedhjet lokale? Nëse nuk do të jetë Rama kryeministër, kush do ta mbaje këtë post sipas jush?
Ka shume njerëz patriot që e duan Shqipërinë dhe kanë punuar për të cilët nga pikëpamja njerëzore intelektuale, morale janë shumë më lart se Rama dhe do ishin përfaqësues të denjë të shqiptarëve.
Pasi presidenti Meta anuloi dekretin, cili do të jetë aksioni i radhës i opozitës? A keni diskutuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha për këtë?
Zoti Basha e ka bërë të qartë qëndrimin e opozitës s’ka ndalim në rrugën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër.
Ju ishit përmendur në mesazhet mes Rames dhe ambasadorit Soreca për shtyrjen me 6 muaj të zgjedhjeve. Soreca e kishte quajtur këtë deklaratën tuaj një çmenduri. Si i komentoni këto mesazhe?
Nuk komentoj mesazhet për më tepër që ato janë nxjerrë jashtë kontekstit të bisedës.
Mendoj se zoti Soreca e ka bërë të qartë se zgjedhjet pa opozitën janë të paplota dhe unë kam vlerësimin maksimal për punën e tij./dosja.al