Nga Kastriot Cipi
Monica Macovei, prokurore e Rumanisë komuniste që prej vitit 1983. Në vitin 1992 me bursën e Sorosit studioi një vit në Universitetin e Europës Qendrore (CEU) në Budapest. Ajo ishte anëtare e bordit të këtij universiteti të Sorosit, deri ditën që ai u mbyll, për shkak të presionit të qeverisë Orban.
Pas këtij “masteri”, Macovei filloi të merret me politikë, si aktiviste e më vonë presidente e Komitetit të Helsinkit për Rumaninë dhe eksperte e Këshillit të Europës (si e tillë shërbeu një vit edhe në Kosovë pas luftës).
Gjatë viteve ’90 dhe 2000 bashkëpunoi me partinë ish-komuniste të konvertuar në social-demokrate, të rikonvertuar më pas në socialiste, të ish-komunistëve Iliescu dhe Basescu, duke shërbyer edhe si ministre e drejtësisë në vitet 2004-2007.
Në vitin 2009, Macovei u zgjodh eurodeputete nga lista e partisë Liberal Demokrate (konservatore e qendres se djathte), ku ishte shkrirë partia e saj. Në vitin 2014 ajo kandidoi për presidencën e Rumanisë, por mori vetëm 4.4% të votave.
Më poshtë është përkthimi në shqip i skedës së Macoveit në listën “Aleatë të besueshëm në Parlamentin Europian 2014-2019” (Reliable allies in the European Parliament 2014 – 2019), të përpiluar për llogari të Sorosit.
• Avokate dhe prokurore; aktiviste e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Rumaninë post-komuniste; e përfshirë ngushtë me Këshillin e Europës, Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP/PNUD), Fondacionin Shoqëria e Hapur (Soros) dhe Federatën Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut; anëtare themeluese e Transparency International Romania; presidente e Komitetit të Helsinkit për Rumaninë (2001-2004); ministre e drejtësisë (2004- 2007); Eurodeputete që prej 2009-s; kryetare e delegacionit të Parlamentit European në Moldavi (2009-2014).
• E interesuar për liritë civile; anti-korrupsionin dhe transparencën; barazinë gjinore; të drejtat e njeriut; të drejtat e të gjitha pakicave, përfshi personat LGBTI dhe romët; dhe punët e jashtme.
• Progresiste e vendosur; ALEATE E PADISKUTUESHME E VLERAVE TË (FONDACIONIT) SHOQËRISË SË HAPUR; NUK NGURRON TË DALË KUNDËR UDHËZIMEVE TË GRUPIT TË SAJ (parlamentar); sidoqoftë, nganjëherë mund të përshkruhet si e pakontrollueshme me grupin e saj të përparësive pa kompromis.