Zbulohet “misteri”! Kush ishin të parët që përdorën kanabis 2500 vjet më parë

0
159

Në Kinë, 2 mijë e 500 vjet më parë pihej kanabis. Kjo bimë, shpesh në qendër të polemikave politike nëse duhet legalizuar apo jo ka marrë edhe vëmendjen e arkeologëve dhe historianëve të cilët kanë dashur të zbulojnë origjinën. Tashmë e kemi një përgjigje. Janë një grup studiuesish gjermanë dhe kinezë të drejtuar nga Nicole Boivin të “Max Planck Institute” për shkencën dhe historinë e njerëzimit që kanë mundur të vendosin disa data.

Në të kaluarën, në varret e lashta kineze që datojnë rreth 6 mijë vjet më parë, janë gjetur gjurmë të kërpit. Sipas arkeologëve ai përdorej si dekorim. Por më shumë informacion u mor në disa varreza të zbuluara në vitet 1970 dhe që datojnë në 1000 pes, citon lapsi.al . Banorët e Kinës së lashtë kishin mësuar si të endnin dhe tjerrin kërpin. Në këtë mënyrë ata ishin liruar nga varësia e lëkurës kafshëve për të krijuar rroba dhe këpucë. Ata kishin zbuluar se bimët mashkullore të kërpit prodhonin një fibër të mirë, ndërsa femrat prodhonin fara të ushqyeshme.

Më pas është zbuluar se komunitetet e para neolitike të fermerëve që u vendosën në lumin e verdhë dhe në Wei, mbillnin kanabis, së bashku me mel, grurë, fasule dhe oriz. Si dëshmi për këtë, ka edhe një traktat për bujqësinë kineze, që daton rreth 2500 vjet më parë, e cila përmend kërpin si kultura më e madhe dhe më e vjetër tradicionale e Kinës së lashtë. Rreth lumenjve u gjetën edhe mbetjet e fijeve të fibrave dhe të kanabisit. Mendohet që nga kërpi janë nxjerrë edhe fijet e para të letrës, por nga kjo periudhë nuk ka asnjë të dhënë [ër përdorimin psikoaktiv të substancës.

Së fundmi është zbuluar edhe kjo pikëpyetje pas analizave të kryera mbi qeramikën e gjetur në 8 varre në Zoroastrian të Jirzankalit, në zonën lindore të vendit. Nga analizat rezultoi se bimët e kanabisit përdoreshin edhe për vetitë psikoaktive pasi në enë u gjetën nivele të larta të tetrakannabinolit. Studiuesit mendojnë se kinezët tymosnin kanabis sidomos gjatë ceremonive të varrimit sepse sipas tyre mund të komunikonin me hyjnitë dhe të vdekurit.

“Këto rezultate konfirmojnë hipotezën se bimët e kanabisit u përdorën së pari për substancat e tyre psikoaktive në rajonet malore të Azisë Qendrore lindore dhe prej aty u përhapën në rajone të tjera të botës”, – rrëfen Boivin. Sipas arkeologut Robert Spengler, ajo që njihet si “Rruga e Mëndafshit” shërbeu për ta shpërndarë kanabisin në të gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here