Gazeta gjermane “plas bombën”: Rama po luan ngatërrestarin dhe zjarrvënësin

0
126

Gazeta kryesore gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung, në një të korrespondentit Michael Martens mbi çeljen e negociatave nga Maqedonia, argumenton se Edi Rama po luan “ngatërrestarin e zjarrvënësin” çka, sipas tyre ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë “mike” te Zoran Zaevit.

“Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia e Veriut shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave atëherë Rama do shtrojë  çështjen e Shqipërisë së Madhe pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera përfshi edhe ato të Maqedonisë”, shkruhet mes të tjerash në artikull.

Gazeta thekson se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e nivele të larta qeveritare ndërsa për Maqedoninë, e cila arriti marrëveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapërcyeshme.

Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama po e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here