Pas pritjes spektakolare që qytetarët dhe mbështetësit e Librazhdit i bën dje me vezë dhe kapsolla, duket se Rama nuk ka gjetur sot qetësi as në Patos ku është pritur pothuaj në të njëjtën mënyrë.
Protestues të shumtë kanë dalë për ti uruar mirëseradhjen Kryeministrit Rama që ka organizuar të gjithë strukturat e Policisë nga të gjitha rrethet pranë për të shpëtuar nga zemërimi i popullit.
Protestuesit bëhet me dije se janë mbledhur vetëm 300 m larg vendit ku Rama do të mbajë mitingun e tij,
Deri më tani bëhet me dije se eskorta e Ramës nuk ka mbërritur akoma, ndonëse takimi duhet të fillonte në orën 16.00. Ndërsa thuhet se Rama ka ndryshuar drejtim, po nuk dihet për ku.