Skandalet duket se po mbulojnë njëri pas tjetrit maternitetin Koço Gliozheni. Pas vënies së të gjithë spitalit në shërbim të mjekut Orjon Gliozheni, i cili po e përdor edhe për thithje pacientësh drejt klinikës së vet, tashmë duket se po ligjëron këto shërbime.
Ministria e Shëndetësisë ka hapur për këtë spital konkursin për kontraktimin e një mjeku që i duhet spitalit për plotësimin e nevojave. Deri këtu nuk ka asgjë, por kur nga burime pranë spitalit mësojmë se ky pozicion pune është paracaktuar dhe konkursi është fiktiv për të punësuar Elko Gliozhenin, djalin e Orjon Gliozhenit, ndryshon situata. Edhe pse në kushtet e nepotizmit të pastër, duket se kjo nuk e ka penguar aspak Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtorin e komanduar nga Manastirliut, Genci Hyska, që Elko Gliozhenin ta punësonin në spital pa bërë konkursin, pasi ai prej kohësh vijon punën tek materniteti i ri pa u shqetësuar, madje i privilegjuar për t’u shërbyer pacientëve të tij.
Por sot duket do t’i vendoset gjithçkaje kapak. Me përmbylljen e konkursit Elko Gliozheni pritet të marrë emërimin, pavarësisht se ndalohet me ligj për shkak të nepotizmit, por edhe për faktin se nëse kjo do ishte pengesë ai nuk do kishte sesi, deri më sot, të punonte në atë spital i paemëruar dhe i pashqetësuar.
Që konkursi është hapur specifikisht për të emëruar Gliozhenin, dyshohet edhe për faktin se ky maternitet ka të lirë dhe nevojë për tre mjekë në total, por edhe pse kërkesa dhe interesim nga mjekë ka, Ministria e Shëndetësisë çel konkursin vetëm për një, pra vetëm për pozicionin ku duhet të fitojë djali i mikut të ministres Manastirliu dhe i “politikanëve të së ardhmes”./dosja.al