Deputeti i futur në parlament pas daljes së opozitës, Lefter Maliqi, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në Facebook ka treguar edhe prapaskenat e votimit nga 100 deputetë të rezolutës kudër presidentit të vendit, Ilir Meta. Sipas Maliqit deputetët e futur së fundmi në parlament, fillimisht vendosën në bllok që të abstenojnë gjatë këtij votimi, por Taulant Balla përpara se të ngriheshin kartonët kërkoi 30 minuta pushim të cilat si duket mjaftuan, për të joshur dhe blerë shumicën e deputetëve të të ashtuquajturës “Opozitë e Re”. Vetëm 10 prej tyre nuk ju bashkuan votimit dhe gjyqit politik ndaj presidentit të Republikës.
“Parlament ilegjitim, turp, skandal, 100 deputet votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon që Opozita e Re ka pëlqyer joshjet ndërhyrjet, por votimi tregoj këtë të vërtet pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoj 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet dhe joshjet bënë bashkimin e madh Rilindas me 100 deputet.
I bëj thirrje Ruçit dhe Ballës që të gjithë këta deputetët e shitur të opozitës që votuan kundër presidentit dhe Republikës të shkojnë të ulen në krahun e Rilindjes me Ballën dhe kompani.
Se idealet opozitare nuk mund të qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral, që shiten e joshen dhe s`përfaqësojnë as opozitën dhe as vota në popull, përveç rreth 10 deputeteve që votuan kundër e abstenuan, sepse spranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave, që i vendosin në lista deputetesh.
Krahu i opozitës në parlament ka vend vetëm për ata që duan popullin, jo për ata që i plaçkisin edhe lekun e fundit.
Kush është burrë që do të bëjë opozitë do rrijë në atë krah, të tjerët që shiten si bagëti të shkojnë menjëhere të ulen te hauri i hajdutëve të Rilindjes.
Edhe sikur vetëm fare të mbetem, do të jem 100 herë më dinjitoz se këta 100 që I vunë njollën e zezë vendit, kushtetutës dhe që duan instalimin e diktaturës dhe çuarjen e vendit në perplasjes fizike në 30 Qershor. Populli duhet të ngrihet fortë në protesta të forta si në vitet 90-të, kur shemben diktaturën dhe tani të shembin Rilindjen bashkë me Kalorsin e saj që po varfëron çdo ditë e me shumë shqiptarët, që po i kërcënon, shantazhon me burg dhe i ka bërë, që mbi 300 mijë të ikin jashtë vendit, pasi po u vritet çdo ditë e më shumë shpresa, për ëndrën Europiane.
Unë jam me ju, zëri juaj dhe do jem me ju në Protestë, fortë dhe fuqishëm. Shteti ka rënë, Parlamenti ka rënë, kemi Prokurori politike. S`ka kthim prapa, të gjithë në këmb shpalleni 21 Qershorin nata e bardhë e rikthimit të Demokracisë”, shkruan deputeti Maliqi në faqen e tij në FB.