Kandidati i Ramës “fluturon me presh”: Do ndodhë çudia…do të bëjmë Niko Peleshin të lërë…

0
134

Edi Rama vijon të mbajë mitingje elektorale për “zgjedhjet e 30 qershorit”, edhe pse data është rrëzuar me dekret nga Presidenti Ilir Meta. Sot, u ndal në Kolonjë ku prezantoi edhe kandidatin e Rilindjes për këtë bashki, aktorin e humorin Erion Isai.

Ky i fundit, bëri disa premtimet para militantëve mavi të pranishëm në miting, edhe pse, siç tha në nisje të fjalës së tij, “nuk dua të bëj premtime të mëdha”.

Isai premtoi se do ta bënte Kolonjën një vend turistin, aq sa sipas tij, do të konkurrojë dhe Korçën.

“Do ndodhë çudia, do të bëjmë Niko Peleshin të lërë Korçën dhe të vijë të pushojë në fundjavë”, tha ai.

Një tjetër premtim ishte edhe ai i ndërtimit të institucioneve arsimore. “Do ndërtojmë shkolla edhe sikur të jenë dy nxënës”, premtoi Isai.

Në fund të fjalës të tij, para se të ftonte shefin e madh politik Edi Rama të merrte fjalën, u thuri lajka dy Erionëve të tij, Velisë dhe Braces. “Ndërtoi Tiranën me Erionin, ndërtoi Divjakën me Erionin, e ftoj të ndërtojë kolonjën me Erionin”, u shpreh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here