Qyteti i Korçës prej dy javësh nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Edhe gjatë ditë së sotme Korça është goditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme, ku më i madhi ka qenë 2.7 ballë ndërsa tjetri 2.1.
Por pavarësisht forcës së ulët, tërmete kanë shkaktuar panik tek banorët, pasi vetëm dy javë më parë një tërmet i shkallës 5.3 ballë shkundi Korçën duke shkaktuar dëme të shumta materiale si dhe plagosi dy persona. Ndërkohë që nuk kanë munguar as komentet në rrjete sociale.