Shteti në kolaps! Prej ditës së djeshme reth orës 14:00 të gjitha pikat doganore në të gjthë vendin janë jashtë çdo funksioni.
Ky është denoncimi i mbërritur në redaksinë e Syri.net.
Sipas denoncuesit, kanë mbetur mallrat dhe kamionët nëpër dogana se nuk bën askush asnjë veprim pasi ka bllokim.
Ende nuk ka asnjë njoftim nga ministria e financave, ajo e Brendshme, Drejtoria e Doganave apo Policia e Shtetit por bllokimi i punës ka sjellë rradhë të gjata dhe kaos nëpër pikat doganore.
Ndërkohë që e njëjta situatë vijon edhe sot..