Analisti shqiptar Shenasi Rama njëri prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit të 90-ës ka bërë një krahasim se sa shiten pemët në Shqipëri dhe sa në Spanjë e Shtetet e Bashkuara.
Çmimet e mëposhtme flasin vetë.
Çmimi i pemëve në Shqipëri:
1 palmë = 800 euro
1 pishë = 5.500 Euro
Çmimi i pemëve në SHBA:
1 palmë = 59.99 dollarë
1 pishë = 49.99 dollarë
Çmimi i pemëve në Spanjë:
1 palmë = 120 Euro
1 pishë = 89.50 Euro
‘Kësaj i thonë hajni, me e sjellë pishën nga Kentucky në Tirane bën 600 dollarë me avion, me e shkulë në Fushe Arrez e me e sjellë në Tiranë, 30 euro. Pah, Pah, çfarë hajnash ka në atë vend’,- shkruan Shenasi Rama në profilin e tij në Facebook.