Shpërthen Basha: Fundi i Ramës dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!

0
136
PROTESTA E OPOZITES - Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para Parlamentit, ku kane kerkuar doreheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pas ngjarjes se Divjakes, ku u bllokua nje avion qe do transportonte droge.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa i kujton atij se Shqipëria nuk do të digjet, pavarësisht gjuhës që përdorë kryeministri. Ai shton se i vetmi që do të largohet nga pushteti është Edi Rama së bashku me mercenarët e tij.

Sipas tij, opozita shqiptare nuk trembet dhe këtë po e tregon çdo ditë nëpër rrugët e Shqipërisë, e cila e pret me protesta Ramën gjatë takimeve të tij elektorale.

“Shqiperia nuk do te digjet! Opozita nuk trembet! Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet. Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendor të tij.

Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm! Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë. Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21qershor”-shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here