Gazetari gjerman Peter Tiede publikoi16 audio-përgjime për shitblerjen e votës në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 2017.
Këto përgjime të reja kanë trazuar edhe më shumë politikën shqiptare por nga ana tjetër kanë sjellë edhe shumë reagime në faqen e Facebook të vetë gazetarit.
Nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet e shqiptarëve të diasporës të cilët përshëndetin punën e gazetarit gjerman.
Ata përgëzojnë punën e gazetarit dhe theksojnë se duhet të vazhdojë me hulumtimet në Shqipëri. “Zotëri Zotëri!
Urime. Ju e keni ndihmuar shumë Shqipërinë. Jam shumë i sigurt se së paku 24 mandate janë vjedhur nga Qeveria Shqiptare.
Ju lutemi publikoni sa më shpejt të jetë e mundur”, është një nga komentet në gjermanisht të një qytetari. Shumë të tjerë e quajnë gazetarin hero.
Komentet në rrjet:
Në ditë më parë gazeta gjermane “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër.
Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë:
Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin.
Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut.