Situata në Vorë është tensionuar edhe më shumë. Ka pasur një sherr me grushta mes Ramazan Rajës, nipit të kandidatit të PS-së në Vorë dhe simpatizantëve të PD-së.
Mësohet se Ramazan Raja, djali i deputetit të PS-së ka shkruar nga Nikla në Vorë në mbështetje të socialistëve.
Theksojmë se në Vorë policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pasi ka pasur përplasje me ta.
Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.
Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit.
Si kundërpërgjigje, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale reaguan me dhunë dhe gaz lotsjellës.