Si Babloku i Madh, nuk duhet të ta ndjej shumë çfarë del nga përgjimet e publikuara në gazetën më të madhe të Europës. Ne e dimë, ti je më i madhi, ministrat e deputetët e tu, ty të nderuan në Dibër…
Ta dhanë pushtetin lokal në duar. Para e madhe u hodh, trysni të tmerrshme kaluan dibranët për një palë zgjedhje lokale, që erdhën në mënyrë të patritur nga epshet e Shukriut tënd dhe brekët e grisura të tij. Për Bablokun e madh nuk ishin vetëm një palë zgjedhje periferike, por treguesi i asaj që do të ndodhte në batërdinë më të madhe që përfshiu gjithë vendin në vitin 2017.
Bablok, mos e rr…k…, sa të kesh këta bashkëpunëtorë që i ke zgjedhur enkas për ditë të tilla. Janë makineri që pjellin vota edhe aty ku nuk ka. Të dhanë pushtetin dhe do i durosh edhe ato përgjime që të kanë sikletosur tani. Dhe ata janë mërzitur pak. Duke nisur nga diamanti jot thithës parash dhe votash Damian Gjiknuri, ish-ministri Brendshëm Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Ymer Lala, dhe shefi i Komisariatit të Dibrës Robert Aga.
Në dhjetë audiopërgjimet e siguruara nga dosja 184, të publikuara në gazetën gjermane Bild, shfaqen të gjithë personazhet e mësipërm duke bëra haptas pazar votash dhe lëvizje “kuadrosh policie”, që shërbyen për të marrë mbi 4000 vota plus në favor të PS-së në Dibrën që u shit, u ble, u trysnua nga të fortët pa petk zyrtari dhe nga zyrtarë të lartë me petk imuniteti deputeti dhe ministri.
“Ej, 1000 vota më shumë vetëm në Luzni dhe Selishtë, q… r…, tërmet o tërmet”-thotë ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri. “Mos e rr..k…”-shton ish-ministri Saimir Tahiri, “o l..qe si ma nxore ministrin në telefon, i thotë shefi komisariatit deputetit Qefalia-ik mos më çaj k…, je shoku im”-ia kthen deputeti, kush është ai k..derr, që na ka filmuar, do ja q…r atij të FRD-së…”-ngulmon Ymer Lala.
Në fund, të gjithë k… vendosën për fatin e Shqipërisë, duke nisur nga “Konferenca e Dibrës”, e mbajtur në shtator të vitit 2016. Aty u përcaktuan piketat sesi kjo batërdi në blerje votash dhe trysni që u bë në Dibër, të shtrihej në të gjithë vendin, pak muaj më pas, në qershor 2017.
Nga të gjithë audiopërgjimet, vulën e çdo rezultati e jep “Babloku i madh”, kryeministri Edi Rama që pret e përcjell personazhe të njohur me të shkuar të errët në botën e krimit. Pavarësisht se çfarë del në audiopërgjime, ti Bablok mos e rr…k…, q…r… Është koha jote, është gjuha jote, është oazi yt sesi merret e mbahet pushteti. Fundja kështu të do dhe duan k…-at!
Boldnews.al