Aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit pranë Doganës së Morinës.
Nga vendngjarja raportohet se një kamion me targa të Kosovës është përplasur me trafik-ndarësen.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit.
Kamioni me targa Kosove ishte duke transportuar qymyr.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.