Mesazhi i fundit i Bardh Spahisë për Shkodrën…

0
152

Te dashur miq. Partia Demokratike Dega Shkoder i ben thirrje cdo shkodrani te na bashkohet diten e neserme, e Enjte, dt 20 Qershor ne oren 18:30 ne marrshimin mbareqytetar ne mbrojtje te demokracise, lirise dhe votes.

Ky marrshim do te filloje nga sheshi para Bashkise Shkoder dhe do te vijoje ne te gjitha rruget e qytetit tone. Bashkohuni me ne. Per nje Shqiperi si gjithe Evropa.

Ky është mesazhi që Spahia shpërndau në facebookun e tij pak para se të arrestohej me urdhër politik direkt të Ramës. Sot në Shkodër është njoftuar një marshim proteste i qytetarëve shkodranë kundër qeverisë, por pritet që të jetë edhe një protestë kundër arrestimit politik t ëish-deputetit të PD, Spahia.

Situata është tensionuar pas provokimeve që Rama i ka bërë Shkodrës dhe shkodranëve me një takim elektoral që ka lajmëruar ditën e sotme në këtë qytet. Bashkia nuk ka dhënë leje për takimin pasi me 30 Qershor nuk ka zgjedhje duke ju referuar kështu dekretit të Presidentit.

Rama nuk ka bërë të qartë nëse do të shkojë sot në Shkodër apo do të anullojë takimin. Ai kërcënoi nga Parlamenti Shkodrën me një masakër të ngjashme si ajo e 2 Prillit, por nuk konfirmoi nëse do të shkojë apo do të anullojë takimin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here