Politikani shqiptar i Londrës: Të gjithë anëtarët e PS-së duhen pezulluar, kryeministrit duhet t’i kërkohet dorëheqja…

0
174

Kastriot Berberi, shqiptari i parë i zgjedhur me vota të drejtpërdrejta si anëtar i Këshillit Bashkiak në Londër, ishte i ftuar në emisionin “Ditari” në A2 CNN, ku foli për situatën politike në vendin tonë, duke kritikuar të gjitha palët politike.

“Situata politike dhe sociale është shumë e keqe në këndvështrimin tim. Qeverisjes i kanë ikur frerët nga duart, përdor politika diskriminuese ndaj opozitës dhe institucioneve shtetërore siç është Presidenti. Kryeministri duhet të tregohet gjakftohtë, të tregohet i arsyeshëm sepse po qeveris një shtet që duam ta forcojmë. Opozita ka qenë gabim që kërkoi “zbritjen nga kali” të kryeministrit dhe mendoj se djegia e mandateve është precedent i rrezikshëm dhe gabim që nuk duhet të përsëritet. Është gabim fatal i Presidencës edhe zhdekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit. A është i ligjshëm apo jo, është tjetër gjë. Por, po aq i keq është vendimi për të kaluar një rezolutë politike në Parlament për shkarkimin e Presidentit”, u shpreh anëtari i Partisë Laburiste.

Kur u pyet për përgjimet e publikuara nga “Bild”, Berberi deklaroi: “Këto gjëra për mua janë të paimagjinueshme. Kam dëgjuar pretendimet e kryeministrit se nuk janë asgjë. Si nuk janë asgjë? Të gjithë personat që janë anëtarë të PS dhe që përmenden aty të pezullohen dhe të nisë një proces hetimi. Thjesht nga deklarata se bisedën do ta ripërsëriste njësoj, kryeministrit duhet t’i kërkohet dorëheqja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here