Të pafytyrë!

0
160

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI-se

Më e pakta do të duhej të heshtnin!
Të heshtnin e të mos dukeshin gjëkundi për shumë kohë!
Mirëpo, pafatyrësia qenka e pacak. Edhe paturpësia.
E pacak edhe ligësia.
Pafytyrësi, paturpësi e ligësi krimi!
Kryeministri dhe ministra, deputetë e banditë, ish-ministra, drejtorë, policë, trafikantë e biznesmenë konçensionesh e votash, përdhunues e sponsorë të tyre, janë bërë bashkë.
Bashkë e të gjithë njësoj.
Banditë prej të parit tek i fundit!
Dhe dalin cullak, ashtu siç janë në të vertetë. Përndryshe lakuriq në sytë e të gjithëve, përmes përgjimesh të administruara ligjërisht prej prokurorisë, e cila në papërgjegjshmëri të plotë, në shpërdorim flagrant të detyrës e si një aneks i korporatës së krimit, nuk ka kryer asnjë veprim procedurial të paktën.
Për turp e për marre faqe gjithë botës, të gjithë kriminelë e hajdutë të votës!
E po këta, paturpësisht të pacipë, këta që vodhën e blenë, që shantazhuan e intimiduan zgjedhësit, këta që orgazmojnë e gogësijnë në orgjinë e krimit të tyre përmes telefonësh ku vjellin e ndyjnë njëri-tjetrin; ministra, deputetë, kriminelë, policë e trafikantë, keta që shkatërruan gjithçka lidhej me zgjedhjet, na dalin e na shfaqen si nismëtarë të një akti, të cilin ta quash antikushtetues është pak!
Duan të ndryshojnë Kodin Penal e të përfshijnë në të ndalimin per 5 deri në 10 vjet të të drejtës për të lëvizur lirisht jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për të gjithë ata që sipas vlerësimit të kësaj organizate kriminale, do të cënojnë apo prishin zgjedhjet!
Ndërsa këta vetë, prej të parit tek i fundit, të kapur në faj e në krim, të kapur duke vjedhur e blerë vota, me ministra e banditë, me policë e trafikantë, keta nuk pësojnë asgjë!
Sepse këta janë ata, të gjithë njësoj, të ngjashëm në pafytyrësinë e tyre si pjestarë të të njejtit grup kriminal, paçka se ku e zgjedhin skenën apo teatrit e krimit; në Maqellarë a Peshkopi, në Shijak apo Lezhë, në Shkodër, Elbasan, Berat apo në Kryeministri!
Nuk ka rëndësi si e kanë emrin. Mbiemrin e kanë të njejtë. Edhe fytyrën të njejtë e kanë!
Nën ethet e marrëzisë e panikut, aluçinantë e karakteropatë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, keta banditë të pushtetit mendojnë se përmes represionit politik e policor të veshur me petka juridike, mund t’ia dalin të fshehin krimin elektoral që kanë kryer të gjithë bashkë, si një organizatë e strukturuar kriminale!
Asgjë nuk ka ndryshuar. Tipologjia është e njejtë. Si të gjithë ata që ndjejnë ngordhjen, edhe këta të organizatës së strukturuar kriminale po përpiqen të shtyjnë fundin, edhe pse e dinë që duke e shtyrë nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit që vjen bashkë me të!
Asnjë kërcënim, me asgjë, as me burg, as me ndalimin e lëvizjes së lirë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, as duke ndërsyer në paligjshmëri të plotë policinë dhe as duke përdorur gjithë arsenalin dhe metodat që aplikojnë grupet kriminale, nuk do të mund të shpëtojnë!
Sepse nuk ka shpëtuar askush! Gjithë soji i këtyre, fundin e ka të njejtë: përballë ligjit, përballë drejtësisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here