Ish deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Koëdhima, ka hedhur sërish akuza të forta ndaj qeverisë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokëdhima, teksa komentoi përgjimet e djeshme të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, u shpreh se Rilindja, nuk i ka blerë votat vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë.
Sipas tij, Rilindja është një organizatë kriminale në pushtet.
“Ajo që ka ndodhur në Dibër ka ngjarë në të gjithë Shqipërisë. Këtu qeveria ka bashkëpunuar me bandat dhe kriminelët. Kjo ka ndodhur jo vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë. Qeveria ka me vete edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Ky është një shtet kriminel. Prokurorët nuk hetojnë, sepse është një pushtet i zotëruar politikisht”, është shprehur Kokëdhima.
Edhe ditën e djeshme, i ftuar në Syri TV, Kokëdhima, ish mentor i kryeministrit Rama, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë duke u shprehur se, “Edi Rama duhet ti nënshtrohet heqjes së imunitetit menjëherë. Parlamenti dubhet ta çlirojë që këta prokurorë që kemi të hetojnë krimet elektorale. Kjo qeveri ka rënë të gjitha kuptimet dhe duhet të bjerë edhe formalisht.