Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Shkodër Romeo Gurakuqi, i ftuar në A2 CNN, komentoi situatën dje në Shkodër, si dhe sqaroi disa aspekte të lidhur ame arrestimin e ish deputetit Bardh Spahia.
Sipas Gurakuqit, situata “ka ardhur duke u rënduar për shkak të frikës së mazhorancës, një sjellje e paarsyetuar dhe tipike diktatoriale”.
Në veçanti në Shkodër, sipas tij gjendja duket mjaft e nderë, “me tension të përgjithshëm për animin e policisë së shtetit”, që sipas tij duhet të mbante një pozicion neutral.
Sipas Gurakuqit, ka një problem legjitimiteti sjelljesh, ku kryeministri Edi Rama po sillet në mënyrë “provokuese, pasi për 6 vjet ka persekutuar Shkodrën”. Sipas tij, qindra socialiste shkodrane e kanë braktisur kryeministrin duke braktisur mitingun e tij, përtej atyre që janë pjesë e ekzekutivit qendror.
Gurakuqi qartësoi edhe arrestimin e ish deputetit dhe kolegut të tij, Bardh Spahia.
Sipas tij, Spahia u ndalua “nga policia e shtetit me urdhër te policisë gjyqësore”, por në fakt sipas tij me urdhër të kryeministrit. Arrestimi i kolegut të tij përbën një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe opozitës.