Asnjë incident në protestën e opozitës, ja mesazhet që Basha i dërgoi Ramës…

0
128

Protesta e mbrëmjes së të premtes ishte masive, por nuk u shënua asnjë incident. Asnjë kapsollë apo dhe tymuese nuk u hodh drejt kryeministrisë, parlamentit apo forcave të policisë. I gjithë tubimi zgjati rreth 2 orë e 30 minuta.

Ai nisi me grumbullimin përpara selisë së kryeministrisë. Derisa aty mbërritën krerët e opozitës që shoqëroheshin nga familjarë dhe fëmijë si shenjë se nuk do të kishte dhunë në shesh pati demonstrime simbolike kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

Në shesh ishte vendosur një shtrat ku ishin shtrirë të rinj me maska të ministrave dhe emrave të njohur të botës së krimit për të treguar lidhjet mes tyre. më pas pati edhe një gjest të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës që këtë herë kishte fytyrën e Edi Ramës.

I vetmi që mbajti fjalë ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha që dha disa mesazhe në drejtim të qeverisë. Së pari Basha tha se tashmë ka edhe një kusht të ri, duke theksuar se nuk do të ketë marrëveshje pa u dënuar ata që kanë vjedhur votën e shqiptarëve duke iu referuar dosjeve 339 dhe 184.

“Kjo krizë politike duhet dhe do mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Parimi i parë është çuarja para drejtësisë atyre që u vodhën votën shqiptarëve. nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi” – tha Basha.

Së dyti, Basha tha se opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga e saj dhe se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e Rilindjes.” – u shpreh kreu i opozitës.

Basha u dërgoi edhe një mesazh ndërkombëtarëve.

“Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm. Largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestuan për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike” – tha Basha.

Pasi mbajti fjalën e tij përpara kryeministrisë, kryetari i PD-së, Basha ftoi qytetarët për një marshim në bulevard duke kaluar nga parlamenti për ta mbyllur te selia e PD-së. Pas përfundimit të protestës në selinë e PD-së u mblodhën ish-gru/Lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here