Aktivisti i njohur Genc Sejko, i njohur ndryshe si “njeriu i memeve”, i është bashkuar mbrëmjen e djeshme protestës së opozitës por ka qëndruar larg grupimeve politike.
Sejko është parë në ballin e protestuesve të Teatrit duke marshuar përmes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të kryeministrisë.
Kjo është hera e parë që aktivisti i bashkohet një tubimi të tillë të thirrur nga subjektet politike, ndërkohë që kujtojmë se më së shumti ‘protesta’ e tij është bërë përmes memeve therëse që publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.
Gjithashtu, Sejko ishte një nga nismëtarët e organizimit dhe zhvillimit të protestës së diasporës në fund të Dhjetorit të kaluar.