Angela Merkel ka dhënë së fundmi garanci për Maqedonisë e Veriut se në tetor i hapen negociatat. Ndërsa për Shqipërinë nuk ka thënë asnjë fjalë.
“Çdo gjë që mund të bëj, do t’a bëj, në mënyrë që të bëj të mundur një vendim pozitiv në tetor, pasi Maqedonia e Veriut ka bërë një punë ekzemplare me marrëveshjen e Prespës. Ne e kemi diskutuar këtë dje. Bëhet fjalë vetëm për çështje javësh. Angazhimi ynë qëndron dhe unë do të përdor të gjithë peshën politike për të mbështetur një vendim të tillë”–deklaroi ajo.
Këtë deklaratë ajo e ka bëri n përfundim të samitit të nivelit të lartë në Bruksel, ku hapur mbështetjen që mori Shkupi të marrë dritën jeshile në tetor. Kancelarja e Gjermanisë nuk komentoi se çdo për negociatat me Shqipërinë.
Franca, Gjermania dhe Holanda, Danimarka deri më tani kanë dalë kundër hapjes së negociatave.
Duhet të themi se vendi ende vijon të jetë në ngërç politik. Çështja kryesore janë zgjedhjet e 30-qershorit. Ndërkombëtarët në lidhje me këtë situatë janë shprehur se palët duhet të dialogojnë dhe se vendi duhet të hyjë në zgjedhje.