Përdhosja e flamurit kombëtar nga PS/ Reagon Presidenca: Të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese….

0
138

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka reaguar për përdhosjen e flamurit kombëtar dje në mitingun e Partisë Socialiste në Shkodër. Pas takimit të Edi Ramës në këtë qytet, me dhjetëra flamuj kombëtarë që u përdorën në miting, siç shihen në foto, u flakën në rrugë nga organizatorët.

Presidenca e cilëson një akt të tillë të papranueshëm dhe provokues për gjithë shqiptarët. “Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment. U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar!”,- thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.

REAGIMI I ZËDHËNËSIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, Z.TEDI BLUSHI

Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura.

Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment.

U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar!

U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!”.

Në foto: Flamujt kombëtarë, dje pas mitingut të Edi Ramës në Shkodër

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here