Rama bën lëvizjen e radhës, dorëzon te privati Komisionet Zgjedhore!

0
158

“Qeveria zgjedhore” e cila tashmë merr vendime me vetëm 4 militantë të Partisë Socialiste ditën e sotme bëri lëvizjen e rradhës në funksion të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Me 4 votat pro të përfaqësuesve të PS dhe me votën e kryetarit Klement Zguri kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të lëvizë nga ambientet publike komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve (KZAZ), të cilat javën që po lëmë pas janë kthyer në “mollën e sherrit”, mes bashkive të opozitës dhe qeverisë.

KQZ ka votuar që në bashkitë që drejtohen nga eskponentë të opozitës (PD-LSI), KZAZ-të të zhvendosen në ambiente private, një orvatje e cila ka për qëllim shmangien e përplasjeve që protestues të opozitës kanë zhvilluar me policinë. Kështu në Kukës, KZAZ është zhvendosur në një ambient privat. Kujtojmë se opozita i kërkuar KQZ-së që të heqë nga ambientet publike funksionimin e KZAZ-ve në respekt të dekretit të Presidentit Meta mbi anulimin e 30 qershorit, si datën zyrtare të zgjedhjeve lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here