“Rama i rrethuar me qindra forca policore “, Gjirokastra i thotë jo…

0
181

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në takimit që po zhvillon këto momente në Gjirokastër.

Qindra banorë të qarkut të Gjirokastrës i kanë prerë rrugën kreut të qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e policisë, të shumta në numër për të mbrojtur kryeministrin.

“Rama zhvillon në izolim të plotë, i rrethuar me qindra forca policore, një aktivitet antikushtetues”, thuhet në reagimin për shtyp të Partisë Demokratike.

Me gjithë përpjekjet e dhunshme të policisë, në shkelje të të drejtave të njeriut e lëvizjes në akset rrugore, protestuesit të vendosur transmetuan qartë e fortë mesazhin e tyre në mbrojtje të demokracisë e Kushtetutës. Rama ik!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here