250 mijë protestues në Çeki kërkojnë rrëzimin e kryeministrit…

0
125

250 mijë persona morën pjesë në një manifestim në Pragë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Andrej Babis, i akuzuar për mashtrim.

Protestuesit që kërkonin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë marshuan në rrugët e kryeqytetit çek me flamujt venda dhe të Bashkimit Evropian dhe me parulla kundër Babis dhe presidentit Zeman.

Sipas organizatorëve në manifestim morën pjesë mbi 250 mijë persona që konsiderohet një nga më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Kryeministri Babis, një biznesmen i fuqishëm, akuzohet se ka abuzuar me subvencionet e BE rreth 10 vjet më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here