Me tuta tip streçe, e atlete të bardha! FOTO/ Rama në takimin me shefen e ODIHR

0
207

Kryeministri Edi Rama gjatë gjithë fushatës elektorale është parë me veshje sportive, por look-u e tij me tuta të ngushta dhe atlete po bëhet modë edhe në radhët e socialisteve.

Këtë veshje sportive Rama e ka përdorur edhe sot gjatë takimit zyrtar me shefen e Misionit të ODIHR, Adry Glover, mision që do të monitorojë zgjedhjet 30 qershorit në vendin tonë.

Gjatë daljes nga selia e PS, Rama është parë i qeshur dhe ka përshëndetur përkrahësit që e presin gjithmonë jashtë PS-ë.

Ndërkohë që kanë rënë në sy tutat e ngushta ngjyrë gri dhe numrat 30 të stampuara si brenda bluzës dhe jashtë këmishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here