Nga Nora Malaj:
Kolegji kamikazë dhe lapsusi froidian!
Dhe farsa e radhës vazhdoi. U gjet, një Partia pa antarë për të vazhduar farsën e radhës. Dhe Kolegji kamikaz nuk vonoi të tregonte devocionin e dritshkurtësisë së radhës për të treguar se vajtja në votimin monist , jo në zgjedhje, pasi zgjedhje nuk ka , duhet të vazhdojë, pasi për këta gjyqtarë nuk ka rëndësi interpretimi juridikë, ata , sipas skemari i tyre ishte iqartë, të shpëtojmë Rilindjen , boll që kryeshefi të kënaqet .
Këta të pestë, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh është i pavlefshëm.
E ndërsa vazhdonin skenarin, kur thanë rezultatin, gabuan në nje vend me lapsusin froidian. Vendimarrjen dhe farsën kishin kohë që e kishin gatitur, dhe pseudopartinë e kishin gjetur, madje edhe vendimin e kishin shkruar me parë, por vetëm se zbardhen e saj e kishin menduar ne daten 26 . 06.2019 dhe jo në datën 24.06.2019.
Keta jane mjeranë e gjykatës , që neodiktatura i ka kapur për fyty dhe si mjeranë dhe pështyma ju thahet kur lexojnë zbardhjen e vendimit të shkruar më parë dhe që sipas skenarit duhet të ishte zbardhur dy ditë më vonë dhe ky është pislleku ku është zhytyr kjo klasë pushtetarësh, që nga asgjëja do të legjitimoj çdo gjë dhe në çdo gjë kërkon tê diktojë dhe të vendosi shtetin e neo diktaturës!
Andaj vetëm për të treguar sesa dhe deri ku është zhytyr në llum kjo politikë e pushtetit te kapur nga krimi, mafja dhenqe prodhon frikë, varfëri, persekutimdhe burg, ia vleu djegia e mandateve tona , për të treguar të vërtetën. bardhë e zi!
Në fund , Kolegji nuk surprizo po vazhdojë lojën e kamikazit për të prodhuar kolapsin ligjor e deri sa të vij data 30 qershor, që ende nuk kemi parë gjë akoma , shqpitarët do të njihen edhe me shumë gjëma te tjera , e në fund do t’ju kujtohet thënia : As rroj , as vdes ,po jetojmë në një vend me një qeveri që të lë pa mend !!!! Nuk dihet ku po shkojmë??!!!
Nje gje është e sigurtë , data 30
qershor është ditë e diel , dita e fundit e muajit të parë të verës ! Një ditë e bukur për të gëzuar me familjen në det, në lumë apo në mal!