Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar nga studio e Syri Tv edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor ditën e sotme që vendosi të mos pranojë kërkesën për çregjistrim nga Partia Unitetit Kombëtar, kësisoj edhe mos njohjen e dekretit të Presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor.
Për Vasilin ky Kolegj tregoi se është i kapur, ndërkohë që thotë se ka pasur raste të tjera të ngjashme kur Rama ka kërkuar shtyrje zgjedhjesh, dhe nuk ka pasur një vendim si ky i sotmi.
“Presidenti Meta ka qenë shumë korrekt sepse ka anulluar zgjedhje. Jemi në një situatë kritike ku 56 përqind e njerëzve nuk kanë një kandidat në ato që Rama i quan zgjedhje.
Po të njihemi më Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg këto nuk njihen si zgjedhje.
Dhe në duhet tërhiqemi sepse Edi Rama do të marrë në tavolinë 61 bashki. Sepse kërkon zgjedhje moniste.
Dje ishin kandidatët e Frontit Demokratik sot janë të Frontit të Rilindjes
Sistyemi sot ka humbur qetësinë, lirinë e fjalës. Edhe ODHIR-i u shtrëngua kur thotë që mediat janë rrëmbyer nga dy-tre familje.
Dhe ça po bëjmë, po stabilizojmë një sitem horrash”
Vasili është pyetur edhe për kërkesën e Maxhorancës për shkarkimin e Presidentit, që u diskutua edhe sot në Komisionin e Ligjeve.
“Ky që drejton Komisionin e Ligjeve njihet nga të gjithë shqiptarët që ishte një nga bashkëpunëtorët në vjedhjen e ordinere rë votave në Dibër
Sepse këta bisedojmë me një shef policie i cili ka realizuar planit e tij të votave dhe keta i thonë të lumtë. Që Policia nuk ka lidhje me votat 115 perqind dhe këta i thonë mos e rruaj atë. Bisedë miqsh është kjo.
Vendimin për këtë punë përpara kësaj e ka dhënë Gjykata Popullore e Reublikës së Shqipërisë. Ai tjetri Gjiknuri do drejtojë Reformën Zgjedhore. Ky turpi i përgjimeve çdo do të ndodhte. Në Austri çfarë ndodhi, u prish standardi politik, ra qeveria”, tha Vasili.