Gjyqi me gazetarin gjerman! Avokati i VIP-ave me tarifë 750 euro ora merr në mbrojtje Ramën. Kush ia paguan faturën?

0
154

Edi Rama njoftoi sot se ka pajtuar një avokat gjerman për të ndjekur gjyqin kundër gazetarit të BILD, Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet e blerjes së votave me bandat kriminale në Durrës dhe Dibër.

Nga një kërkim i shpejt në internet për avokatin Matthias Prinz, rezulton se ai është emër i specializuar në fushën e ligjeve për reputacionin, shpifjen, mediat dhe argëtimin.

CV-ja e tij është mjaft e pasur në mbrojtjen e VIP-ave, ku mes tyre përmendet David Beckham, familja mbretërore suedeze, Audi, T-Mobile, Volskëagen, princesha e Hanoverit etj. Ndonëse padia e Ramës është e pazakontë, duke qenë se përgjimet janë faktike dhe kushdo gazetar që do t’i kishte, do t’i publikonte, ajo që shtrohet si pyetje është se kush do ta paguajë avokatin e Kryeministrit? Tarifat e tij janë shumë të kripura.

Bëhet fjalë për një pagesë 750 euro në orë. Rroga mujore e Edi Ramës llogaritet diku tek 1500 euro. Me cilat të ardhura do të shlyhet fatura e avokatit?/lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here