Një 70 vjeçar është mbytur mesditëm e sotme në Vlorë, ndërsa dyshimet janë se ai ka pësuar arrest kardiak.
Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Ri pranë lagjes “Ujë i Ftohtë”, ku 70 vjeçari Sh.C, me banim në Vlorë ka qenë duke pushuar vetëm.
Ky është personi i tretë i vdekur në plazhet e Vlorës, vetëm në javën e fundit.
Njoftimi i policisë:
Në orën 11:45, në Spitalin e Vlorës ka mbërritur një shtetas i moshuar i cili dyshohet të ketë pësuar atak kardiak në ujë.
Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Ri pranë lagjes “Ujë i Ftohtë”, ku 70 vjeçari Sh.C, me banim në Vlorë ka qenë duke pushuar vetëm.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.