Nga Ylli Manjani.
Kryeministër! Tolero! Ti i pari!
Më shumë se kushdo tjetër, të takon! Tërhiqu nga projekti pa krye i kësaj të diele!
Është krejt pa kuptim dhe me kosto të lartë për vendin.
Nuk është e thënë të pranosh Ilir Metën President, pavarësisht se vetë e zgjodhe.
Nuk ke pse pranon edhe kushtet e kundërshtarëve politikë, po nuk deshe.
Po ke detyre të tolerosh! Të bësh çdo gjë edhe jashtë mundësive për të krijuar një mjedis paqsor të paktën.
Çështjet e demokracisë i debatojmë e i zgjidhim vetëm në mjedis paqsor. Por paqen e ke detyrë ta garantosh. E paqen nuk e garanton ushtria e as policia shqiptare kundër shqiptarëve!!!
Jepu ti, jo Presidenti, shqiptarëve një datë të re zgjedhjesh. Jepe këtë datë si shprehje tolerance, si mundësi për bashkëpunim e jo përçarje.
Sillu si Kryeministër, jo si kryetar partie. Bëje këtë gjë që të meritosh vemendje e respekt, pavarësisht sa votohesh në të ardhmen.