Meta: Zgjedhjet do të zhvillohen në 13 tetor! Gazetarët: Cili është qëndrimi i ambasadorëve?

0
110

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve vendore.

Ai u shpreh se zgjedhjet e përgjithshme vendore do të zhvillohen në 13 tetor.

Pasi deklaroi edhe arsyet, Meta priti pyetje nga gazetarët.

I pyetur nëse në këto zgjedhje do të marrë pjesë edhe opozita, Meta tha se nuk detyron askënd.

Lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e datës 13 tetor, ju siguroj se unë nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje. Askënd.

Detyra ime si President i republikës dhe i vetmi institucion që ka përgjegjësinë për caktimin e datës së zgjedhjeve është që tu jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste secila palë dhe duke qenë se është objektiv kombëtar i të gjitha forcave politike dhe shqiptarëve kudo, anëtarësimi në BE, të sillemi ën mënyrë europane në këto orë dhe muaj që kanë mbetur që të marrin çeljen e negociatave në datat 17-18 tetor, tre katër ditë pas zgjedhjeve vendore.

Unë nuk mund të garantoj se kush do të marrë pjesë por unë jam i bindur se nuk do të ketë asnjë bashki në republikën e Shqipërisë që nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativ. Sepse kjo është në kundërshtim me të gjitha detyrimet europiane. Jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë bashki pa kandidat alternativ’, u shpreh Meta.

I pyetur se cili është qëndrimi i ambasadorëve, presidenti Ilir Meta u shpreh se:

Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë: në Shqipëri nuk ka zgjedhje në 30 qershor. Ka një pretendim deri tani se nuk është caktuar një datë e re zgjedhjesh. Unë duke dashur të dekurajoj një përshkallëzim, një konflikt më serioz, kam që në 8 e 10 qershor që kam pritur në radhë të parë Kryeministrin për të diskutuar për këtë mundësi që duhet t’u jepnim të gjitha partive të opozitës për të garantuar zgjedhje gjithpërfshirëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here