Panariti: Data e re e zgjedhjeve, mban ende të ndezur flakën e shpresës

0
136

Ish-ministri jashtëm, Edmond Panariti ka reaguar ne rrjetin social facebook per krizen politike qe ka perfshire vendin. “Data e re e zgjedhjeve vendore e dekretuar nga Presidenti, eshte parandaluese e percarjes se madhe te vendit dhe e shkermoqjes të Pluralizmit”, shkruan Panariti.

Statusi:

Koha per te ndalur retorikën e helmit, kercenimit, shantazhit dhe bulizmin politik! Koha per dialog dhe kompromis! Koha per zgjidhje dhe për zgjedhje jo për farsa zgjedhore! Data e re e zgjedhjeve vendore e dekretuar nga Presidenti, eshte parandaluese e percarjes se madhe te vendit dhe e shkermoqjes të Pluralizmit. Ajo ndalon edhe konfliktin institucional te pas votimeve pa zgjedhje , qe do te derivoje si pasojë e mos konstituimit ende të dy gjykatave supreme, gjykatës kushtetuese dhe asaj të larte. Data e re, mban ende te ndezur flaken e shpreses per hapje te bisedimeve per ne BE perkunder deshtimit të sigurte te perspektives per hapje te bisedimeve për ne BE, jo vetëm ne Tetor por edhe shumë me gjatë se aq, nga shkelja e sigurte e standardeve elektorale në daten 30 Qershor…. Reflektoni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here