Mëngjesin e sotëm, presidenti Ilir Meta zhvilloi takim me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe më pas me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.
Pas këtyre takimeve, presdienca njofton se Meta në 11:45 do të zhvillojë një takim me kreun e PDS-së, Paskal Milo.
Ndërsa në orën 12:00 do të zhvillojë një takim me krerë e partive të vogla opozitare.
Këto takime po i zhvillon në lidhje me situatën aktuale politike në vend. Mbrëmjen e djeshme i kërkoi takim dhe kryeministrit Rama por ky i fundit e refuzoi.