Fshati Drizë në Gramsh ka bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit. Në një status në rrjetet sociale kryetari i PD-së në Gramsh, Kodhel Cala ka bërë me dije se banorët e Drizës nuk pranojnë të shkojnë në votime.
Cala shton më tej se madje as qytetarët, të cilët janë të majtë nuk kanë pranuar të jenë pjesë e komisionit të votimit.
“Driza bojkoton votimet. Ne fshatin Drize te rrethit Gramsh asnje nga banoret perfshi edhe ata te majte nuk pranojne te jene pjese e komisionit te votimit.
Bravo Driza.
Votimet e 30 qeshorit jane nul.
Bojkotoni ato masivisht.
Thoni jo diktatures.
Thoni jo monizmit.
Te gjithe te bashkuar te mbrojme demokracine,”- shkruan kreu i PD-së.
Lëvizja “Edhe unë” u nis nga Bujar Kapexhiu për t’u ndjekur nga shumë personazhë të njohur publikë shqiptarë. Kjo lëvizje nënkupton bojkotimin e zgjehdjeve të 30 qershorit, madje duke i penguar ato.