FOTO/ “Lajthit” Rama, kërcënon hapur Voltana Ademin!!!

0
135

Pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Edi Rama nuk ndalet më në paligjshmërinë e tij.

Tashmë kreu i qeverisë ka shënjestruar edhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe një shkresë të firmosur prej saj.

Me anë të kësaj shkrese Ademi urdhëron administratën e Bashkisë që drejton që, të paraqitej në ambientet e punës nga ora 07:00 e mëngjesit të kësaj të diele deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

Reagimi i Ramës:

“Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!”

Nga ana tjetër theksojmë se ky reagim i kryministrit Rama vjen pas vendimit të këtij të fundit për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vaut të dejës, Zef Hila me pretendimin se ka dhunuar dhe nxitur djegien e qendrës së KZAZ-së në qytetin që ai drejton.

Vendimi Ademit:

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here