FOTO/ “Skandal me shantazhimin e administratës për deklarimin e votës haptazi në zgjedhjet e 30 qershorit 2019”

0
142

Skrapar, skandal me shantazhimin e administratës për deklarimin e votës haptazi në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Nga Gezim Tomorrica

Partia Socialiste në Skrapar shantazhon administratën me largim nga puna në rast se në 30 qershor, ata nuk sjellin për të votuar haptazi të paktën 10 familjarë të tyre.

Ditën e djeshme Ministri i Turizmit Z.Blendi Klosi, deputeti i PS Adnor Shameti si dhe Kandidati për Kryetar Bashkie Adriatik Mema organizuan një takim në një nga lokalet e qytetit nga ora 11;00-13:00 me Administratën Publike.

Takimi u zhvillua në kundërshtim të hapur më rregulloren e Administratës Publike, e cila qartësisht ndalon pjesëmarrjen e saj në fushatë elektorale .

Administrata e bashkisë monitorohet rreptësisht për zbatimin e këtij ligji disa herë në ditë, ndërsa administra e rilindjes e shkel haptazi ligjin duke zhvilluar takim elektoral brenda orarit të punës .

Kujt i trembet rilindja dhe shefat e saj, bojkotit masiv pasi ata e dinë, e kanë ditur gjithmonë që në Skrapar janë në minorancë, dhe duan të sigurojnë pjesëmarrje nëpërmjet standartit tashmë të njohur e të bërë publik edhe ndërkombtarisht atij të Dibrës, pra blerjes së votës me anë të vendit të punës .

Ndonëse edhe në një proçes fars, pa përballje PS dhe rilindasit nuk heqin dorë nga veset e tyre manipulimi dhe shantazhimi i administratës, pasi kjo është e vetmja mënyre që ata e njohin mirë, dhe e përdorin pa asnjë problem pavarsisht sensibilitetit të shtuar publik.

Nga informacionet që vijnë nga terreni ka filluar një fushatë e madhe për grumbullimin e kartave të identitetit nga Komisionerët, anëtarët e PS në zona me qëllim mbushjen e kutive të votimit me vota fiktive, duke e shndërruar këtë proces në një proces korruptiv, të dënueshëm penalisht nga organet e drejtësisë, një akt skandaloz ku Rilindja me segmenetet e shtetit blejnë dhe deformojnë haptazi vullnetin e popullit.

Imazhet e mëposhtme e tregojnë më së miri këtë rast të pastër të shantazhimit të administratës publike në Skrapar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here