Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Krujë-Thumanë.
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.