Bojkoti i paralajmëruar!!! Dy fshatra të tjerë i thonë ‘Jo’ votimeve farsë

0
150

U dukën si veprime sporadike bojkoti i paralajmëruar i banorëve të fshatrave Mezhgoran dhe Lekël në Tepelenë, por mesa duket dy fshtra të tjerë po i bashkohen bojkotit ndaj farsës zgjedhore të ditës së nesërme. Kësaj radhe jo në Tepelenë, por në Bashkinë e Këlcyrës.

Jugunews.net mëson se banorët e fshatrave Shelq dhe Zhepovë, parashikohet të braktisin procesin farsë të ditës së nesërme. Arsyeja është e njëjtë ashtu si në rastin e Mezhgoranit, mungesa e infrastrukturës rrugore dhe indiferenca për të investuar në rrugën që lidh fshatrat Sukë-Zhepovë nga ana e Bashkisë Këlcyrë. Një javë më parë është firmosur një peticion me 500 firmëtarë nga ky fshat ku i është dërguar kryeministrit Edi Rama.

Firmëtarët janë edhe banorë të këtyre dy fshatrave me banim rezident në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Edi Ramës i kërkohet bërja e rrugës në të kundërt, në 30 qershor të 150 votuesit e Zhepovës dhe 200 të Shelqit, do të bojkotojnë procesin e nesërm votues. Fshatrat Shelq dhe Zhepovë ndodhen në zonën verilindore të Këlcyrës dhe kanë si prioritet rehabilitimin e rrugës egzistuese gjë që Bashkia e Këlcyrës nuk e ka realizuar. Kjo ka shtyrë banorët t’i drejtohen kryeministrit Edi Rama.

Nesër bojkoti në këto dy fshatra, është i sigurtë-thonë burime nga këshilli i fshtrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here