Xhensila dhe Besi kanë nisur pushimet dhe ndodhen në Ksamil. Këngëtarja ka publikuar sot fotot e para të pushimeve ku tregon trupin në super formë, një vit pas lindjes së Ajkës. Xhensila shfaqej me rroba banjo, pa grim teksa ra në sy edhe tatuazhi grafik i rrahjeve të zemrës.
Mirëpo një detaj në këto foto nuk e kapët. Xhensila ka harruar të vendosë krem mbrojtës pasi siç e shihni është skuqur nga dielli.
Në këtë rast Xhensila na kujtoi foton epike të Besit nga pushimet e kaluara ku shkruante: “Jam kuq si damote”.