Gjirokastra i tha “JO” Ramës, ish-deputeti LSI-së: Mazhorancën e ka zënë tmerri i humbjes së madhe

0
158

Deklarata për mediat nga Gjirokastra e ish deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo

Përshëndetje!

Pas një dite të gjatë ku të gjithë pamë se si është zhvilluar procesi i votimit në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, vendosa që në mbyllje të këtij procesi të bëja këtë deklaratë për të denoncuar parregullsitë në procesin zgjedhor, në pothuaj të gjitha bashkitë dhe qendrat e votimit në rrethin e Gjirokastrës, ku njerëzit kanë votuar nën presionin e forcës së pushtetit, nën presionin e prezencës së policisë së shtetit. Ku administrata shtetërore ka qenë gjithë këto ditë e intimiduar dhe e detyruar për të vajtur, për të votuar, pasi nëse të hënën nuk do të kenë shenjën në gisht, atëherë ata do të pushohen nga puna edhe pse vetë votojnë, vetë menaxhojnë të gjithë procesin e votimit, vetë numërojnë pa përfaqësuesit e opozitës.
Duket qartë që mazhorancën e ka zënë tmerri i humbjes së madhe në qarkun e Gjirokastrës, por mesa duket është në të gjithë Shqipërinë, në kushtet që opozitës i është mohuar e drejta për të patur përfaqësues në qendrat e votimit dhe në KZAZ-të përkatëse u morën votat, ne si opozitë, unë bashkë me forcën time politike LSI-në kemi caktuar jashtë qendrave të votimit nga 1 deri në 3 persona për të monitoruar dhe për të evidentuar çdo votues që shkonte për të votuar nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të pasdites dhe kemi evidentuar numrin ekzakt të votuesve dhe do të kemi në një kontakt tjetër që do të kemi së bashku analitikisht në çdo qendër votimi listë-prezencës të njerëzve që kanë votuar.
Kjo është listë prezenca e njërit prej fshatrave të Dropullit dhe ashtu si kjo, është zhvilluar ky proces në të gjitha fshatrat e Bashkisë së dropullit, Gjirokastër, Libohovë dhe në të gjitha Bashkitë e tjera të Qarkut të Gjirokastrës ku janë evidentuar me ekzaktësi numri total i pjesëmarrësve në qendrat e votimit.
Unë në këto momente kam gati numrin e votuesve për Bashkinë e Dropullit, ky rezultat është i orës 18.59 minuta në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë së Dropullit, numri total i votuesve në Bashkinë e Dropullit është 1808 sipas të dhënave të përfaqësuesve të mi që kanë qenë jashtë qendrave të votimit.
Çdo shifër përtej kësaj shifre është shifër e rremë, është manipulim, është mbushje kutish, ashtu sikurse ne e kemi parashikuar dhe e kemi denoncuar prej ditësh. Pasi kuptohet na është hequr e drejta, ashtu sikurse theksova në fillim, për të patur përfaqësuesin tonë në qendrat e votimit.
Pra po e ritheksoj, çdo shifër përtej shifrës 1808 votues në Bashkinë e Dropullit është manipulim dhe mbushje kutish në qendrat e votimit. Unë rezultatet i kam në çdo qendër votimi, po për të mos iu marrë kohë tani në këto momente, po të doni mund tua nis të gjithëve që t’i keni, në çdo qendër votimi. Pra ashtu sikurse e theksova ky është rezultati i Bashkisë së Dropullit dhe për gjysëm ore do të kemi rezultatin e të gjitha bashkive të Qarkut të Gjirokastrës në mënyrë analitike, qendër më qendër votimi. Ju falënderoj dhe jam i gatshëm t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja.
Si e vlerësoni rezultatin në Përmet, pjesëmarrjen e cila e ka kaluar shifrën e 4000?
Atëherë, Përmeti sipas informacioneve të mia, por janë informacione të orës 18:30 minuta, kanë votuar 3400 veta. Po ua përsëris janë gjysëm ore para mbylljes së procesit të votimit. Nëse doni mund t’iu jap edhe bashkitë e tjera. I kam të gjitha por janë gjysëm ore përpara mbylljes së votimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here