Edhe pse pa opozitën incidentet në komisionet nuk mungojnë.
Në Tropojë 5 komisionerë janë kapur mat teksa nxjerrin fletën e votimit nga kutia.
Ata kanë lëvizur kutinë e votimit, duke bërë të dalin fletët e votimit nga kutia e sigurisë.
Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga RTV ora informon se duket qartë që një prej komisionerëve merr fletën me ngjyrë të verdhë dhe e rifut ne kuti.
Lajmi u raportua nga gazetarja e RTV Ora Alketa Çeku