Deklaratë e fortë nga Noka: Kishim vendosur t’i bllokonim zgjedhjet, ja pse PD ndërroi strategji…

0
115

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi procesin e votimit të shqiptarëve ditën e djeshme, tregoi edhe arsyen pse PD nuk zbatoi strategjinë e bllokimit të procesit.

Sipas Nokës, PD e kishte në plan të bllokonte procesin, por ndryshoi qëndrim pas konsultimit me partnerët strategjikë.

Ai shprehet se kjo skemë ka funksionuar.

Flamur Noka: Ne (PD) kemi patur vëzhgues në terren në çdo qendër votimi. Farsa e turpshme dështoi. Në një palë votime ku marrin pjesë nga 10-15 % e votuesve dhe 80-90 % e shqiptarëve refuzojnë të bëhen pjesë e votimeve nuk mund të jenë zgjedhje. Sot misioni i OSBE/ ODIHR nuk përmendi në asnjë rast mundësinë e njohjes së këtyre zgjedhjeve, pranimit të tyre dhe nuk përmendi që këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme dhe nuk përmendi në asnjë rast që shqiptarët votuan të lirë, apo se këto zgjedhje ishin demokratike dhe në përputhje me standardin.
Ne jemi mësuar vazhdimisht që edhe misioni i OSBE/ ODIHR-it pas votimeve gjithmonë të përdorë këtë frazeologji standardi për zgjedhjet. Pra është hera e parë që nuk u përmendën dhe nuk u theksuan, por përkundrazi u theksua se shqiptarët nuk patën mundësi për zgjedhje. Edhe vëzhguesit konstatuan se kjo ishte një fazë e turpshme.
Ne kishim vendosur që edhe mund t’i bllokonim, mos të zhvillohej kjo farsë. Por strategjia ndërroi në konsultim me partnerët tanë strategjikë dhe kjo skemë funksionoi. Farsa dje nxorri zbuluar Edi Ramën dhe e nxorri në një minorancë absolute të frikshme përballë shqiptarëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here