Luan Rama poezi ironizuese kryeministrit: Pisllëk, pushtllëk, ndyrësirëllëk…

0
152

Zëvedëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka zgjedhur të reagojë për votimet e 30 qershorit, permes nje poezie plot nota ironie drejtuar Kryeministrit Edi Rama.

Ai e quan Edi Ramën “njeriu–gisht”, ndërsa shrkuan:

Njeriu – gisht

Pa fytyrë, pa gojë, pa sy, pa veshë.
Edhe pa kokë.
Vetëm gisht.
Ai është njeriu – gisht.
Edhe ajo gjithashtu, njeriu – gisht është.
Edhe ai, edhe ajo, edhe …, edhe …, edhe ata…, edhe ato.
Po, po, shumë.
Të gjithë njeriu – gisht.
E patë edhe ju.
E panë të gjithë.
Ashtu siç është.
Pa fytyrë, pa sy, pa gojë, pa hundë.
Kishte vetëm thonj.
Thonj të paprerë.
Dhe një masë pisllëku që e mbush gjithmonë hapsirën mes thonjëve dhe mishit të gishtave të tij.
Pisllëk!
Pisllëk, pushtllëk, ndyrësirëllëk! Karagjozllëk, maskarallëk!
Vetëm gisht.
Dhe sa shumë!
Epidemi.
Si karkalecët në tufë kur bëjnë kërdinë mbi të mbjellat.
Të gjithë njësoj.
Një formë, një ngjyrë.
Njeriu – gisht.
Vetëm gisht.
Pa duar, pa kembë.
Dhe më e rëndësishmja, pa kokë.
Njeriu – gisht nuk ka kokë!
Njësoj si njeriu i padukshëm i Herbert George Wells-it, edhe njeriu – gisht është gjithkund.
Gjithkund edhe askund.
Me fytyrën të fshehur në natën e zezë.
Lyer me bojë të zezë.
Zezonë!
Zezonë pa zgjedhje.
Zgjedhjezezonë!
Gishtzezonë!
Kush mund të jetë ky njeri me pamje gishti, i dyshimtë, që e mban fytyrën të fshehur dhe u kthen shpinën të gjithëve?
Gjithmonë vetëm shpinën!
Është njeriu – gisht, ai që votoi dje me gishtin me bojë të zezë.
Është gishti në këmbëzën e pushkës së pushtetit të gishtit të zi! U përdor dje. U shfaq dje.
Njeriu – gisht me fytyrën mbuluar si kapuçonët e zinj!
Tha që kishte zgjedhje. Zgjedhjezezonë!
Kryeministri nën panik dhe ethe! Aktron si Sokrat i kënaqur!
Ndjehet mirë me gishtin.
Ushqen me iluzion të vetët.
Të gjithë ata, gishta në rradhë. Gishtkryeministër!
Pushteti është i dehur e në ekstazën e njeriut – gisht, po ushqehet me të vjellurën e vet. Njeriu – gisht është fytyra e tij. Fytyrë e zezë!
Zezonëzeza e këtij vendi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here