Ngjarje e rëndë/ Breshëri automatiku drejt qendrës së votimit!!

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qendrën e votimit Fushë- Kuqe.

Sips raportimeve paraprake bëhet me dije se drejt qendrës së votimit të Kurbin në fshatin Fushë- Kuqe është qëlluar me breshëri automatike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 ku shënjestër e sulmit kanë qënë ambjentet e dhëna me qera.

Kjo qendër votimi ka qënë e vendosur në disa ambjente private të marra me qera.

Fillimish është raportuar se brenda qendërs së votimit ka pasur komisioner e ndërkohë më vonë është verifikuar që qendra e votimit ka qënë bosh.

Ndërkaq të shtënat kanë krijuar panik tek banorët e zonës.

Bëhet me dije se ambjentet kanë qënë në pronësi të Vasil Ulajt, i cili njihet nga banorët e zonës si person i qetë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko