Eshte zbardhur shifra e votave që janë konsideruara të pavlefshme në bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për 11 njësitë administrative të Tiranës, ku nuk përfshihen njësitë që mbulojnë zonat që i janë bashkuar bashkisë pas reformës administrative të vitit 2015-të. 10 mijë e 740 vota të pavlefshme rezultojnë në 11 njësitë e Tiranës. Përveç gabimeve të rastësishme, në 30 qershor u vu re një tendencë për të ‘djegur’ qëllimisht votën.
Numri më i madh i votave të pavlefshme ka rezultuar në njësitë 2, 5 dhe 7.
Votat e pavlefshme në Tiranë:
Njësia 1 – 857
Njësia 2 – 1549
Njësia 3 – 663
Njësia 4 – 784
Njësia 5 – 1717
Njësia 6 – 889
Njësia 7 – 1313
Njësia 8 – 609
Njësia 9 – 1191
Njësia 10 – 319
Njësia 11 – 849
top channel